rikthehet ne operim njesia a 4 e termocentralit kosova a 680763e330241

Rikthehet në operim njësia A-4, e Termocentralit “Kosova A”

April 22, 2025
1 minut lexim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka paralajmëruar se pas një pune intensive dhe të pandërprerë nga ekipet përkatëse të “TC Kosova A”, njësia A-4 është rikthyer sërish në operim të rregullt, raporton KosovaPress.

‘Kjo njësi kishte dalë nga prodhimi më 14.04.2025, rreth orës 08:11, për shkak të paraqitjes së një rrjedhjeje në kaldajë. Gjatë ndërprerjes, janë eliminuar me sukses të gjitha mangësitë teknike, përfshirë edhe ato në kullën ftohëse dhe në pjesë të tjera të pajisjeve teknologjike të domosdoshme për rritjen e sigurisë së operimit të kësaj njësie’’, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KEK.

Sipas KEK-ut njësia A-4 kishte operuar pandërprerë për 68 ditë rresht, duke dëshmuar stabilitet të lartë dhe efikasitet në prodhim.

“Sipas planifikimit, përgatitjet për startimin e njësisë kanë filluar mbrëmë me dt: 21.04.2025 rreth orës 18:55, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar në orë 23:30. Aktualisht, njësia ndodhet në gjendje stabile dhe funksionon në parametra të rregullt operimi.KEK, përmes angazhimit dhe përkushtimit të vazhdueshëm, po dëshmon se mbetet një faktor kyç i stabilitetit të sektorit energjetik në vend”, përfundon njoftimi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

pensioni minimal 200 euro ai mesatar 400 euro rama zbulon skemen dhe piketat per pensionistet 68075a866243a
Story i mëparshëm

“Pensioni minimal 200 euro, ai mesatar 400 euro”, Rama zbulon skemën dhe piketat për pensionistët

microsoft shpjegon pse tpm 2 0 eshte bere e detyrueshme per windows 11 en 680766b4b8771
Story i radhës

Microsoft shpjegon pse TPM 2.0 është bërë e detyrueshme për Windows 11-ën

Të fundit nga

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.
ShkoLartë