Rikthehet në funksion ultrazëri në QKMF-në e Prishtinës

Mëngjesin e kësaj të mërkure është rikthyer në funksion ultrazëri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Izet Sadiku,

Ai ka thënë se ky aparat në njësinë e Radiologjisë nuk ka funksionuar për disa ditë për shkak të një defekti.

“Pas disa ditë mosfunksionimi të aparatit te ultrazërit në njësinë e Radiologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për shkak të një defekti nga sot në ora 8:00 aparati i ultrazërit është funksionalizuar dhe qytetarët nga mëngjesi i sotëm kanë pas mundësi të marrin shërbimet e ekosonografisë”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPJ u bën thirrje shtetasve të Maqedonisë të shmangin vendet e rrezikshme në Greqi

Story i radhës

Grubi: Aplikoni! Mbi 2.000 vende pune në kompaninë “Bechtel & Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D

Të fundit nga

Anglia josh Tuchelin

“Një sezon pa titull te Bayern nuk është kurrë arsye për të festuar”. Me këto fjalë