Rikthehet në funksion pika e pagesës në hyrje të Gostivarit, autoritetet thonë se kishte defekt në sistemin elektrik

December 23, 2024
1 minut lexim

Shkup, 22 dhjetor – Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” për TV21 thonë se është tejkaluar problemi në pikën e pagesës në hyrje të Gostivarit, ku mbrëmjen e sotme veturat kalonin pa paguar, pasi në kabina nuk kishte persona për të kryer pagesën, ndërkaq trau në shumicën e kabinave ishte i ngritur. Nga ndërmarrja thonë se bëhej fjalë për defekt në sistemin elektrik, që sipas tyre tashmë është tejkaluar. Thonë se problemi ka zgjatur rreth një orë, ndërsa gjatë kësaj periudhe është bërë pagesë në mënyrë manuale, deri sa është rregulluar defekti.

“Në periudhën prej orës 19:00 e 56 minuta në pikën e pagesës Gostivar, ndërprerësi “AES” që lidh rrymën nga rrjeti me baterinë përmes “UPS-it” ka dështuar për shkak të defektit në instalimin elektrik, problemi është zgjidhur për më pak se një orë dhe instalimi elektrik do të kontrollohet gjatë ditës së nesërme. Në të njëjtën kohë, në periudhën nga momenti i ndërprerjes së energjisë elektrike, rampat mbeten në të njëjtin pozicion dhe pagesa bëhet me “kartela të ndërhyrjes”, në mënyrë manuale nga operatorët e punësuar. Ndërkohë është dërguar kontrolli mobil për të monitoruar procesin e faturimit deri në eliminimin e defektit. Kohëzgjatja e ndërprerjes është rreth 1 orë dhe gjithçka është normalizuar”, thonë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” për TV21, duke shtuar se kalimi pa pagesë i veturave, sipas tyre ka zgjatur rreth 5 minuta.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

*Fiksimet* të bëjnë mirë për shëndetin! (Dhe për ata që janë në një marrëdhënie)

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë