Është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm në Mitrovicë dhe Skenderaj.
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka njoftuar se është sanuar defekti në impiantin e ujit në Shipol, me ç’rast do të vazhdojë vazhdojë furnizimi me ujë në këto zona.
Sipas kësaj kompanie, do të duhet pak kohë deri sa të mbushet me ujë rrjeti i ujësjellësit, në mënyrë që uji të arrijë edhe në pikat më të larta.