Ajo nuk është nga ato që i shmanget postimeve “hot” në rrjetet sociale.
Demi Rose edhe një herë ngriti temperaturat teksa ka pozuar e pamëshirshme me një body të kuq me gurë dhe geta të zeza.
Kështu modelja ka vënë në pah linjat e saj të rrumbullakosura teksa krahas postimit shkruan: “Ne nuk jemi njësoj, unë jam marsiane”.
Nga ambienti dhe detajet në veshjen e saj, duket se tifozja e realit ndodhet në mes të ndonjë seti fotografik.
Nga ana tjetër, kujtojmë që disa kohë më parë duke folur në podcastin “Dirty Mother Pukka”, Demi detajoi disa momente të vështira nga e kaluara, ku u shpreh se torturuesit e saj madje i fusnin çamçakëz në flokë.
“Gjatë fëmijërisë sime në shkollë, unë thjesht u ngacmova nga të gjithë. Djem, vajza dhe kështu nuk isha në gjendje të mësoja. Të gjithëve u pëlqente të më zgjidhnin, të fusnin çamçakëz në flokët e mi, si për të më torturonin për argëtimin e tyre”, –tregoi modelja seksi.