rike roci rrefen anen e panjohur te suksesit pas shkelqimit fshihen lot lodhje dhe shume sakrifica 6a4d75fb91693

Rike Roçi rrëfen anën e panjohur të suksesit: Pas shkëlqimit fshihen lot, lodhje dhe shumë sakrifica

July 7, 2026
1 minut lexim

Rike Roçi ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim të rrallë dhe emocional, duke treguar vështirësitë që fshihen pas jetës së saj profesionale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet me lot në sy dhe pa filtra, ajo ka folur hapur për presionin dhe sfidat e industrisë së televizionit dhe kinematografisë.

Aktorja dhe producentja ka theksuar se suksesi shpesh duket më i lehtë nga jashtë, ndërsa në realitet shoqërohet me punë të madhe, sakrifica dhe përballje të vazhdueshme me stresin.

“Nga jashtë mund të duket gjithçka e lehtë, e bukur dhe e arritur pa shumë vështirësi, por realiteti pas çdo projekti është krejt tjetër”, është shprehur Roçi.

Ajo ka treguar se pas çdo angazhimi fshihen orë të gjata pune, organizim i vazhdueshëm dhe një barrë emocionale që publiku nuk e sheh. Sipas saj, rruga drejt realizimit të projekteve të mëdha kërkon disiplinë dhe forcë për të përballuar edhe momentet e vështira.

Rike ka pranuar se ka pasur raste kur gjithçka i është dukur e papërballueshme, por dëshira për të ndjekur ëndrrat e saj e ka shtyrë të vazhdojë përpara.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia nis sulme te reja ndaj ukraines 6a4d75321b6ff
Lajmi i mëparshëm

Rusia nis sulme të reja ndaj Ukrainës

kleksani ne listen pozitive mund te blihet dhjetefish me lire 6a4d78c8623af
Lajmi i radhës

Kleksani, në listën pozitive, mund të blihet dhjëtëfish më lirë

Të fundit nga

Rusia nis sulme të reja ndaj Ukrainës

Forcat ruse sonte kanë goditur qytetin ukrainas, Mykolaivin, i cili ndodhet në jug të Ukrainës. Granatimet lanë dy gra të plagosura, dëmtuan ndërtesa banimi dhe ferm pasi ato u përfshinë nga flakët,

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit
ShkoLartë