kleksani ne listen pozitive mund te blihet dhjetefish me lire 6a4d78c8623af

Kleksani, në listën pozitive, mund të blihet dhjëtëfish më lirë

July 8, 2026
min lexim

Kleksani” dhe dy ilaçe tjera antikoagulante që kërkohen shpesh nga qytetarët, tani mund të blehen nëpër farmaci me recetë. Nga tani ato mund të blihen nga qytetarët shumëfish më lirë. Kështu njoftoi sot drejtori i Fondit Shëndetësor në largim, pasi së shpejti do të kaloj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë Sasho Klekovski.

Dy koagulantet e para janë në rangun e çmimeve nga 1 160 deri në 2 700 denarë, në varësi të dozës dhe shkallës së terapisë, ndërsa tani do të jenë në dispozicion vetëm me participim nga 160 deri në 240 denarë-në varësi nga doza. Një nga brendet do të jetë në dispozicion pa bashkëpagesë, kurse e dyta me pagesë shtesë, megjithatë qytetarët që kanë sigurim, kanë mundësi ta zgjedhin ilaçin”, tha drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski.

Koagulanti i tretë njoftoi ai është në listën pozitive të barnave për herë të parë ndërsa të njejtin e përdorin nga 6 000 deri në 10 000 qytetarë.

Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor

Deri tani ai ishte në ragun e çmimeve nga 2 000 deri në 2 200 denarë, kurse tani do të jetë në dispozicion me participim nga 160 denarë. Në periudhën fillestare do të ketë pagesë shtesë nga 105 deri në 505 denarë, në varësi nga doza. Në dozën më të përdorur, e cila është 30 tableta nga 10 miligramë, kursimi për qytetarët do të jetë 1.752 denarë. Nga janari i vitit 2027, ky ilaç do të jetë i disponueshëm pa pagesë shtesë, vetëm me participim”.

Megjithatë sqaroi se të tre ilaçet merren vetëm me recet të dhënë nga mjeku specialist. Klekovski bëri me dije se për të gjithë pacientët që kanë blerë “kleksan”, pas 1 korrikut, , Fondi do t’i rimbursojë paratë vetëm për këtë periudhë.

“Enoxaparin” (ku bënë pjesë edhe kleksani) dhe “nadroaprin” janë ilaçe që përdoren në fazat akute, para dhe pas operacionit në operacione të mëdha për të parandaluar trombozën venoze, dhe përdoren edhe në gjendje të caktuara gjatë shtatzënisë. Deri më tani, ato ishin të disponueshme me rimbursim nga Fondi Shëndetësor, ndërsa që tani e tutje do të jenë të disponueshme në listën pozitive me recetë. Konsumi vjetor i tyre është rreth 100 milionë denarë në total.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rike roci rrefen anen e panjohur te suksesit pas shkelqimit fshihen lot lodhje dhe shume sakrifica 6a4d75fb91693
Lajmi i mëparshëm

Rike Roçi rrëfen anën e panjohur të suksesit: Pas shkëlqimit fshihen lot, lodhje dhe shumë sakrifica

ademi eshte iniciuar proces ne kushtetuese per heqjen e kuotave etnike ne akademine per gjyqtare dhe prokurore 6a4d79eec765d
Lajmi i radhës

Ademi: Është iniciuar proces në Kushtetuese për heqjen e kuotave etnike në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë

Të fundit nga

Rusia nis sulme të reja ndaj Ukrainës

Forcat ruse sonte kanë goditur qytetin ukrainas, Mykolaivin, i cili ndodhet në jug të Ukrainës. Granatimet lanë dy gra të plagosura, dëmtuan ndërtesa banimi dhe ferm pasi ato u përfshinë nga flakët,

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit
ShkoLartë