Forcat ruse sonte kanë goditur qytetin ukrainas, Mykolaivin, i cili ndodhet në jug të Ukrainës.
Granatimet lanë dy gra të plagosura, dëmtuan ndërtesa banimi dhe ferm pasi ato u përfshinë nga flakët, raporton Sky News.
“Ekipet e shpëtimit po vepronin në dy lokacione njëkohësisht”, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.
“Për shkak të kërcënimit të sulmeve të mëtejshme, operacionet duhej të pezulloheshin”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në ditët e fundit, Rusia ka synuar Kievin në sulmet e saj, ndërkaq javën e kaluar një sulm mori 30 jetë në kryeqytetin ukrainas brenda një nate.
Burimi: botasot.info


