I ftuar sot jo nga studioja e Top Arenës por nga ambiente jashtë saj, ka qenë reperi Stresi. Ai është intervistuar nga Rike Roçi këtë mbrëmje teksa së bashku po ndiqnin ndeshjen Angli-Serbi. Stresi e ka nisur këtë intervistë më një koment për Europianin.
“Në radhë të parë i uroj Kombëtares sonë forcë të vazhdojnë përpara. Përpos Shqipërisë, unë jam me holandezët”, tha ai.
Pyetjes me ‘spec’ të Erjola Doçit nëse është i emocionuar nga Rikja në këtë intervistë, ai tha: Nuk e shoh me atë sy, sepse jemi miq prej vitesh.
I pyetur se çfarë mendimi ka për fituesen e Big Brother Vip 3, Egla Ceno, Stresi u shpreh: E ka luajtur atë format ashtu siç duhet, unë e kam gjykuar pak në fillim, por e ndryshova gjatë rrugës. E ka luajtur mirë, ua ka nxirë jetën edhe e fitoi.
Burimi: botasot.info