Rihapja e basteve/ Vasili-Ramës: Çfarë i pacipi, deri dje ishte kundër!

min lexim

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar kundër kërkesave të bëra nga Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ndaj qeverisë për rihapjen e basteve.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili thotë se kjo është ide e Ramës, i cili deri përpara disa vitesh shprehej kundër.

Vasili thotë se Rama tashmë ka nxjerrë disa drejtues federatash që kërkojnë rihapjen e basteve në mënyrë që të ndihmohet sporti.

Deputeti i PL-së thotë se sporti nuk zhvillohet me bixhoz.

Postimi i Petrit Vasilit:

Çfare i pacipi, dje çirrej kunder basteve, sot pa pike turpi do qe t’i hape perseri.(VIDEO). Shiheni deri ku arrin lapangjozlleku i ketij.

Dje ulerinte se bastet shkaterrojne familjet, femijerine e shqiptareve dhe se i kontrollonte krimi i organizuar.

Sot me kurdisje gjoja federatash dhe drejtuesish rilindas sporti, po kurdis rihapjen e basteve me gjoja nisma per rihapje te basteve, qe gjoja me leket e basteve te ndihmohet sporti.

Pra Sporti sipas ketij u zhvilloka e perparoka me para bastesh. Sporti eshte detyrim i shtetit qe ta finacoje me buxheti e shtetit.

Por ky e vjedh dhe grin buxhetin me inceneratore, koncesione e tendera dhe per sportin nuk mbetet asnje kacidhe.

Sporti nuk zhvillohet me bixhoz. Shiheni VIDEON dhe kuptoni cfare do te thote paturpesi dhe pacipesi e ketij njeriu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova në krizë të thellë, aktualisht prodhohet energji veç për Prishtinën

Story i radhës

Gjithçka që ju duhet është ky pushim nëpërmjet këtij aktiviteti me 5 hapa…

Të fundit nga