Rihanna dukej magjepsëse ndërsa ajo dhe partneri ASAP Rocky po shkonin për një darkë tjetër romantike të shtunën.
Ylli, 35 vjeç, shfaqi stilin e saj me një fustan të shkurtër me printe kafshësh, çorape të zeza të tejdukshme dhe këpucë të zeza me taka.
Ajo përshtati dukjen me një palë syze dielli të mëdha të zeza.
Flokët e saj ngjyrë kafe të çelur dukeshin të krehura larg fytyrës së saj dhe të kapura në topuz.
Fituesja e “Grammy”- it e koordinoi veshjen e saj me një pallto leshi me stampa kafshësh.
Në shkurt, People for Ethical Treatment of Animals i dërgoi një letër Rihannas, duke i kërkuar asaj që të mos mbante veshje me lesh të vërtetë kafshësh.
Duke vënë në dukje se tani është e paligjshme të shesësh lesh në Kaliforni dhe stilistë të tillë si ‘Chanel, Gucci, Dolce & Gabbana, Versace dhe Valentino e kanë ndaluar atë’.
Rocky, 35 vjeç, dukej elegant me një kostum klasik të zi me një këmishë të bardhë.
Çifti, të cilët tani janë prindër të Riot tre muajsh dhe RZA 18 muajshe, i lanë fëmijët në shtëpi me një kujdestare për një mbrëmje në “Wally’s” në Beverly Hills.
Thashethemet kanë qarkulluar rreth planeve të Rihannas për një rikthim pas ndërprerjes së saj pesëvjeçare nga industria e muzikës.
U supozua se ylli fitues i çmimeve “Grammy” ka planifikuar një turne botëror për 2024/2025 pasi ka arritur një marrëveshje 39 milionë dollarësh me Live Nation.
Krahas turneut të saj, këngëtarja dhe kantautorja thuhet se ka krijuar edhe dy albume me materiale të reja.
Sipas burimit të brendshëm, ata kanë hartuar një plan që ekipi i saj krijues të punojë në një turne botëror në Los Angeles.
Megjithatë, një burim i tha Billboard- it se raportet janë ‘false’ dhe ‘asnjë turne nuk është konfirmuar për Rihannan’.
Ndërkohë, themeluesja e “Fenty” është fokusuar në bashkëpunimet e saj të fundit.
Ajo tani ka krijuar një koleksion këpucësh “Fenty x Puma”