Rihanna ka ngritur përsëri dyshime mes fansave se mund të jetë shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.
Ylli 37-vjeçar, tashmë nënë e dy djemve me ASAP Rockyn, pozoi në të brendshme rozë në një set fotografik joshës, duke treguar format trupore dhe një unazë të madhe diamanti në gishtin e unazës.
Postimi ndezi reagime, me fansa që spekuluan për një shtatzëni të re apo një fejesë të fshehtë. “Shpresoj të jetë vajzë këtë herë”, shkroi një komentues, ndërsa të tjerë e vlerësuan pamjen e saj, por mohuan mundësinë e shtatzënisë.
Pak javë më parë, Rihanna prezantoi koleksionin e ri të veshjeve të nusërisë për Fenty, duke pozuar me vello dhe tortë martese, gjë që shtoi dyshimet për një hap të rëndësishëm në marrëdhënien me partnerin e saj.
Megjithëse çifti nuk ka konfirmuar fejesë apo martesë, fansat vazhdojnë të spekulojnë për të ardhmen e tyre.
Burimi: botasot.info