Rihanna ngre lart fundin dhe zbulon të brendshmet në një dalje të zakonshme në qytet

min lexim
Image

Rihanna

ndau me ndjekësit e saj një video të re në Instagram të martën, ku shfaqte veshjen e saj të stiluar si nxënëse e veshur me atletet e reja nga koleksioni “Fenty x Puma”.

Këngëtarja e njohur për hitin “Diamonds”, 36 vjeçe, kishte veshur një fund të shkurtër ‘Miu Miu’ me pala, që kushton 2,250 dollarë, me një këmishë të kaltër të mbyllur me kopsa dhe në një moment tregoi në mënyrë lozonjare të brendshmet e saj të zeza.

Image

Rihanna

Nën këmishën e saj të hapur pjesërisht, dukej një reçipetë e zezë me dantellë nga marka e saj e të brendshmeve “Savage X Fenty”, shkruan DailyMail.

Nëna e dy fëmijëve gjithashtu bëri shaka se ka hequr dorë nga përpjekjet për të pasur një bark me muskuj këtë verë.

Image

Rihanna

“Pasi është e qartë se nuk do të arrij të kem barkun me muskuj deri verën e ardhshme, ndryshova qëllimin tim veror për t’i përshtatur këpucët me të brendshmet!”, shkroi ajo në postim.

Këngëtarja nga Barbadosi kishte flokë të shkurtëra bionde, syze dielli të lehta dhe mbante një çantë të vogël “Louis Vuitton Speedy” në dorë, e cila kushton 1,800 dollarë.

Image

Rihanna

Ajo kishte vendosur dy varëse të trasha të arta për të kompletuar pamjen e saj.

Rihanna rinovoi partneritetin e saj me markën “Puma” në vitin 2023 me lansimin e koleksionit “Fenty x Puma Creeper Phatty”.

Image

Rihanna

Këngëtarja-dizajnere fillimisht u bashkua me markën sportive si drejtoreshë krijuese në vitin 2014, duke prezantuar më pas linjën e tyre bashkëpunuese, “Fenty x Puma”.

Në fillim të këtij muaji, Rihanna u rikthye në ditët e saj të shkollës duke u shfaqur në fushatën e fundit të yjeve të “Fenty X Puma”.

Ajo u shfaq së bashku me Anjelica Houston, 73 vjeçe, si dhe yllin e “Euphoria”, Chloe Cherry, 26 vjeçe, në reklamë.

Fituesja e çmimeve “Grammy” publikoi një video të shkurtër në faqen e saj kryesore të Instagramit dhe gjithashtu një koleksion fotosh të stilizuara për të promovuar koleksionin Creeper Phatty ‘In Session’.

Në një deklaratë të fundit për WWD, Rihanna shprehu: “Gjithë shkolla juaj do të jetë duke veshur Creeper Phatty dhe kjo fushatë luan me atë vizion”.

“Ne zgjodhëm këto ngjyra dhe materiale shumë qëllimisht për kthimin në shkollë. Korduroi i zi mbi të zezë më kujton fëmijërinë time, një këpucë e miratuar nga uniforma me një kthesë që gjithmonë dëshiroja të kisha”, shtoi ajo. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Llapi në presion të skuadrës së njohur daneze

Story i radhës

Rrëfimi i mësues nga Suhareka, drejtori që e largoi nga shkolla për shkak të mbulesës dënohet me burg

Të fundit nga