Rihanna është emëruar si fytyra e re e aromës “J’Adore” të Dior, pasi Charlize Theron e kishte këtë punë për dy dekada

1 minut lexim

Rihanna është fytyra e re e aromës së Dior “J’adore” që u njoftua të martën. Reklama e saj e parë del më 1 shtator.

Këngëtarja 36-vjeçare e ndau lajmin në Instagram me një imazh të saj me syze dielli të zeza teksa shkroi në mbishkrimin e saj “Sekreti është zbuluar”.

Kjo vjen pasi 48-vjeçarja bionde e Hollivudit Charlize Theron, kishte këtë punë për dy dekada, shkruan DailyMail.

“Të jesh fytyra e re e J’Adore është një nder dhe një mision”, ndau këngëtarja e “Diamonds” në një deklaratë.

Kjo aromë që kam njohur dhe dashur prej kaq kohësh do të thotë shumë për gratë.”

Mezi pres të bashkohem me këtë aventurë dhe të kontribuoj në të përmes botës sime, historisë sime, rrënjëve të mia, si dhe krijimtarisë sime dhe feminitetin tim”, tha Rihanna. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Moti me diell, temperatura deri në 34 gradë

Story i radhës

Peci: Kurti duhet ta kalojë egon e vet

Të fundit nga