Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të bëhet shpallja e akgjykimit për ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Në fjalën përfundimtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rigjykimin ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca i cili akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, prokurori Dardan Çela kërkoi që i akuzuari të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet një dënim meritor, ndërkaq mbrojtësja e Konjufcës, avokatja Arbnora Zeqiri tha se presin që Gjykata të nxjerrë aktgjykim lirues.
Prokurori Dardan Çela tha se mbetet pranë fjalës përfundimtare të dhënë në shqyrtimin e kaluar gjyqësor.
Në fazën e mbrojtjes, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca u mbrojt në heshtje në rigjykimin ku po akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
“Deklarohem i pafajshëm dhe nuk kam kurrfarë komenti shtesë”, deklaroi Konjufca.
Shpallja e vendimit do të bëhet në ora 13:00.
Burimi: botasot.info
