Rigjykimi për djegien e spitalit modular në Tetovë, seanca shtyhet për më 5 nëntor

September 25, 2024
1 minut lexim

Sot në Gjykatën Penale në Tetovë ka filluar procesi i rigjykimit për rastin e djegies së spitalit modular, kur më 8 shtator të vitit 2021 jetën e humbën 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan, përcjell TV21. Autoritetet njoftuan se seanca e sotme anulohet për më 5 nëntor, pasi mungon njëri prej avokatëve, i cili sipas njoftimit, është në pushim mjekësor. Ndryshe, vitin e kaluar Gjykata Themelore Penale në Tetovë dënoi Florin Besimi dhe Artan Etemi me 1 vjet e 6 muaj burg me kusht dhe 1 milion denarë dënim me para, ndërsa Boban Vuçevski dhe Klinika e Tetovës si institucion u liruan nga akuzat. Në maj të këtij viti, Gjykata e Apelit në Gostivar ktheu në rigjykim rastin.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Rohde kërkon nga qeveria që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit

Story i radhës

Guardiola: Rodri do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë