Rigjeti formën te Real Betis, Isco shumë pranë rikthimit në Kombëtare

November 6, 2023
1 minut lexim

Pas një periudhe të gjatë ulje-ngritjesh në karrierën e tij, duket se “fantazisti” spanjoll i mesfushës, Isco ka rigjetur veten te skuadra e Real Betis.

Deri më tani ka shënuar 2 gola e ka dhuruar 2 asistime, në 12 përballjet e zhvilluara në kampionat, teksa ka dalë dhe mbi 6 herë “Lojtari i Ndeshje”.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes spanjolle, “AS”, ish-“ylli” i “galaktikëve” të Real Madrid, mund të thërritet nga tekniku Luis de la Fuente, për përballjet e nëntorit të Kombëtares spanjolle, ndaj Qipros e Gjeorgjisë, përballje këto të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Ndër të tjera media ka folur edhe për ish-kapitenin e “Los Blanco”, Sergio Ramos duke thënë se ai nuk do të thërritet pasi “tekniku” iberik ka plane të tjera sa i përket repartit të mbrojtjes, duke e lënë sërish jashtë “veteranin”. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Me kryetarin” – Gani Gërmia surprizohet me një dron në Big Brother VIP Kosova

Story i radhës

Halimi e LDK-së akuzon qeverinë se ka bllokuar projektet e Prishtinës

Të fundit nga

Liz Hurley shfaqet seksi në bikini

Liz Hurley, 59 vjeç, zhvishet me bikinit më të imta, ndërsa fansat thonë se ajo është ‘burimi i zbuluar i rinisë’ Bukuroshja hollivudiane Liz Hurley mahniti fansat me bikini të voglam, shkruan
ShkoLartë