Furnizimet e gazit rus në Poloni kanë rifilluar tani pasi u ndërprenë këtë mëngjes, tregojnë të dhënat e BE-së.
Në një moment herët të mërkurën, flukset fizike të gazit përgjatë tubacionit Yamal-Europe nga Bjellorusia në Poloni kishin rënë përkohësisht në zero, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Polonia ka paralajmëruar se Rusia ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimet e saj me gaz nga e mërkura pasi Varshava refuzoi të fillojë të paguajë për furnizimet në rubla ruse.