Richarlison suspendohet për ndeshjen hapëse të Premier Leagues

FA e ka suspenduar sulmuesin e ri të Tottenham Hotspur, Richarlison, për ndeshjen hapëse të Premier League. 

E gjitha kjo ndodhi për shkak se lojtari hodhi një flakadan në tokë, pas golit të shënuar ndaj Chelseas më 20 maj.

Futbollisti këtë gjest e bëri gjatë kohës sa luante me Evertonin.

Këtë verë ai u transferua te Spurs, si një prej lojtarëve që premton shumë për londinezët. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Prania e Sharl Mishel do të thotë mbështetje për eurointegrimet të Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

Navas apo Donnarumma? Galtier me ide të qarta

Të fundit nga