​Richarlison: Eliminimi nga Botërori ishte më i rëndë se humbja e një familjari

January 17, 2023
1 minut lexim

Sulmuesi i Brazilit Richarlison thotë se humbja e kombëtares së tij në çerekfinalen të Kupës së Botës ndaj Kroacisë ishte më e keqe se humbja e një anëtari të familjes.

Të cilësuar si favorit para nisjes së turneut, “Selecao” fituan Grupin G dhe mposhtën Korenë e Jugut 4-1 në raundin e 16-të për të rritur shpresat se ata mund të kurorëzohen kampionë për herë të parë që nga viti 2002.

Por rruga e tyre u ndal në fazën çerekfinale në Katar, duke humbur në penallti nga Kroacia pasi Marquinhos dhe Rodrygo nuk realizuan nga pika e bardhë, transmeton KosovaPress.

“Ishte një goditje e rëndë, nuk e di. Mendoj se është më keq se humbja e një anëtari të familjes. Ishte e vështirë të shërohesha, sot e kësaj dite kur shikoj video në rrjetet e mia sociale më vjen keq”, tha Richarlison për “ESPN”.

Por ne duhet të vazhdojmë përpara. Unë jam ende i ri, mendoj se kam ende një ose dy Kupa Bote për t’i luajtur. Do të vazhdoj të punoj shumë në mënyrë që gjërat të fillojnë të rrjedhin përsëri, golat të fillojnë të vijnë, gjë që është ajo që unë di si të bëj në fushë”, shtoi ai.

Pavarësisht përfundimit zhgënjyes të turneut, ishte një Botëror i fortë për Richarlison, i cili ishte golashënuesi më i mirë i Brazilit me tre gola.

“Qëllimi ynë ishte të ishim kampion. Unë shënova një gol të bukur, por mendoj se ai gol, le të themi, nuk ishte qëllimi im”, shtoi Richarlison. “Shkuam atje për të ngritur kupën”, tha në fund ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reshjet e shiut në Shkodër/ Bllokohet rruga e Prekalit, rrëshqitje gurësh e dherash

Story i radhës

Një person ka humbur jetën nga zjarri në Strumicë

Të fundit nga

ShkoLartë