Njëri nga lojtarët që po shkëlqen me Kombëtaren e Anglisë në Kampionatin Botëror “Katar 2022” është edhe ylli i West Hamit, Declan Rice.
Rice ka kontratë aktuale me West Hamin deri në qershor të vitit 2024, ndërsa interesim në shërbimet e tij kanë shfaqur Chelsea, Liverpooli dhe Manchester United.
Tani, Rice ka folur për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se ai dëshiron të largohet nga West Hami.
“Unë i shoh shokët e mi të cilët luajnë në Ligën e Kampionëve, duke fituar trofetë e mëdha. Ti ke vetëm një karrierë dhe në fund të saj ju dëshironi që të shikoni se çfarë keni fituar”, tha Rice.
Declan Rice pritet që të largohet nga skuadra e West Hamit gjatë vitit të ardhshëm, respektivisht në vitin 2023.