riarmatimi i evropes shpenzimet ushtarake globale arrijne rekord ne 2025 69efb927c31fc

Riarmatimi i Evropës, shpenzimet ushtarake globale arrijnë rekord në 2025

April 27, 2026
1 minut lexim

Shpenzimet ushtarake globale kanë arritur një nivel rekord gjatë vitit 2025, duke shënuar vitin e njëmbëdhjetë radhazi me rritje, të nxitura nga luftërat dhe tensionet gjeopolitike në rritje, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen të Stokholmit, SIPRI.



Sipas të dhënave, shpenzimet e rregulluara me inflacionin u rritën me 2.9% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në rreth 2.89 trilionë dollarë.

Në një perspektivë më të gjerë, kjo përfaqëson një rritje prej 41% gjatë dekadës së fundit.

Megjithatë, ritmi i rritjes ishte më i ngadaltë krahasuar me vitin 2024, çka lidhet pjesërisht me uljen e shpenzimeve të Shtetet e Bashkuara për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës. Pavarësisht kësaj, Uashingtoni ka rritur investimet në kapacitetet e veta bërthamore dhe konvencionale.

Eksperti i SIPRI-t, Diego Lopes da Silva, theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten shpenzuesi më i madh ushtarak në botë dhe pritet të rrisin sërish buxhetin në vijim.

Një faktor kyç në rritjen globale ka qenë edhe Evropa, ku shpenzimet ushtarake janë rritur me 14% gjatë vitit 2025. Sipas ekspertëve, shqetësimet mbi besueshmërinë e NATO dhe rolin e SHBA-së si partner i aleancës kanë shtyrë vendet evropiane të rrisin buxhetet e mbrojtjes.

Qeveritë në rajon po kërkojnë të forcojnë sigurinë në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të pasigurt, duke reflektuar një ndryshim të dukshëm në prioritetet strategjike globale.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

janevska se bashku me partneret vazhdojme te avancojme arsimin profesional dhe te lidhim ate me komunitetin e biznesit 69efa72ebbae8
Lajmi i mëparshëm

Janevska: Së bashku me partnerët vazhdojmë të avancojmë arsimin profesional dhe të lidhim atë me komunitetin e biznesit

gola per feride rushitin presidente nese opozita gjen shibla nuk di cfare tjeter zgjidhje me dhene 69efba174d12b
Lajmi i radhës

​Gola për Feride Rushitin presidente: Nëse opozita gjen ‘shibla’, nuk di çfarë tjetër zgjidhje me dhënë

Të fundit nga

ShkoLartë