rezultatet paraprake e djathta ekstreme ne austri duket se po shkon drejt fitores ne zgjedhje 66f9899a69601

Rezultatet paraprake: E djathta ekstreme në Austri duket se po shkon drejt fitores në zgjedhje

September 29, 2024
min lexim

Rezultatet paraprake tregojnë se Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë (FPO) ka epërsi ndaj konservatorëve në pushtet në votimet e së dielës në Austri dhe duket se po shkon drejt fitores së parë në zgjedhje parlamentare.

Parashikimet e televizionit publik ORF, bazuar në numërimin e pjesshëm, tregojnë se Partinë e Lirisë ka siguruar 29.1% të votave, ndërsa Partia Popullore Austriake e kancelarit Karl Nehammer 26.2%. Social Demokratët e qendrës së majtë ishin në vendin e tretë me 20.4%.

Herbert Kickl, një ish-ministër i brendshëm që ka udhëhequr Partinë e Lirisë që nga viti 2021, synon të bëhet kancelari i ri i Austrisë, nëse parashikimet konfirmohen, gjë që do ta bënte partinë e tij të parën forcë politike të ekstremit të djathtë që fiton në zgjedhjet kombëtare në Austrinë e pas Luftës së Dytë Botërore.

Por për t’u bërë udhëheqësi i ri i Austrisë, atij do t’i duhet një partner koalicioni për të siguruar një shumicë në dhomën e ulët të parlamentit — dhe rivalët e tij kanë thënë se nuk do të bashkëpunojnë me zotin Kickl.

Një fitore e Partisë së Lirisë do të shkaktonte mosmarrëveshje brenda Bashkimit Evropian për luftën në Ukrainë.

FPO kishte kryesuar sondazhet për muaj të tërë, por epërsia e saj ndaj Partisë Popullore Austriake (OVP) konservatore të kancelarit Karl Nehammer, pothuajse ishte zhdukur në një fushatë ku kanë mbizotëruar shqetësimet e votuesve mbi ekonominë dhe emigracionin.

“Gjëja më e rëndësishme është nëse do të jetë FPO-ja që do të ketë të drejtën të emërojë kancelarin apo jo. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë duhet të them se roli i Austrisë në Bashkimin Evropian do të ndryshojë thellësisht. (Kreu i FPO-së Herbert) Kickl ka thënë shpesh se (kryeministri hungarez) Viktor Orban është model për të”, thotë Kathrin Stainer-Haemmerle, profesore e shkencave politike në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Carinthia.

Kancelari Nehammer e kishte paraqitur veten si një burrë shteti dhe e përshkruan rivalin e tij, udhëheqësin e FPO-së, Kickl, si një kërcënim toksik.

Zoti Kickl e ka quajtur veten një mbrojtës të neutralitetit austriak dhe ka thënë se do të pastrojë vendin pas viteve të dështimeve në qeverisje.

Një fitore e FPO-së do ta bënte Austrinë vendin më të fundit të BE-së që shënon mbështetje në rritje të së djathtës ekstreme, pas forcimit të kësaj prirjeje në vende si Holanda, Franca dhe Gjermania.

FPO euroskeptike, e cila është kritike ndaj fesë Islame dhe ka premtuar rregulla më të ashpra për azilkërkuesit, fitoi një votë kombëtare për herë të parë në qershor, kur mundi OVP-në me më pak se një për qind në zgjedhjet evropiane.

OVP, e cila ashtu si FPO mbështet rregulla më të ashpra të imigracionit dhe ulje taksash, është e vetmja parti e hapur për të formuar një koalicion me partinë e ekstremit të djathtë. Megjithatë Kancelari Nehammer thotë se partia e tij nuk do të formojë një qeveri nëse zoti Kickl është pjesë e saj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

fetai ne 100 diteshin e qeverise amaneti i shqiptareve eshte me shume se vetem nderrim i pushtetit te korruptuar 20 vjecar 66f9870600836
Story i mëparshëm

Fetai në 100 ditëshin e Qeverisë: Amaneti i shqiptarëve është më shumë se vetëm ndërrim i pushtetit të korruptuar 20 vjeçar

don xhoni publikon pamje pas intervenimit kjo eshte gjendja e reperit 66f98e4a9fe78
Story i radhës

Don Xhoni publikon pamje pas intervenimit, kjo është gjendja e reperit

Të fundit nga

Horoskopi i datës 23 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Sot mund të bëni një hap jo konvencional drejt përmirësimit të të ardhurave. Me Uranin që ndikon në sektorin tuaj financiar, jeni të ftuar të rishikoni

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në
ShkoLartë