Rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi, lëvizja “Evropa Tani” 24 mandate, 6 lista nuk kaluan pragun

June 13, 2023
1 minut lexim

Në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Mal të Zi, lëvizja “Evropa Tani” fitoi 25,55 për qind të votave, apo 24 mandate, kurse koalicioni “Së Bashku” (Zajedno), i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Socialistëve, fitoi 23,26 për qind ose 21 mandate, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), raporton Anadolu.

Rezultatet e KSHZ-së në seancën e djeshme në Podgoricë, tregojnë se koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi” mori 14,76 për qind të votave, apo 13 mandate, koalicioni i Demokratëve dhe Lëvizja Qytetare URA 12,5 për qind, ose 11 mandate, dhe Partia Boshnjake 7,09 për qind të votave ose 6 mandate.

Koalicioni i Partisë Popullore Socialiste (SNP) dhe Demos fitoi besimin e 3,13 për qind të votuesve dhe do të ketë dy mandate parlamentare.

Forumi Shqiptar fitoi dy mandate me 1,88 për qind të votave, ndërkaq, nga një deputet e fituan Aleanca Shqiptare me 1,50 për qind dhe Nisma Qytetare Kroate me 0,74 për qind të votave.

Partia Socialdemokrate, e cila mori 2,9 për qind të votave, nuk kaloi pragun.

Pragun nuk arriti të kalojë edhe Lëvizja Popullore “Drejtësia për të Gjithë”, Lëvizja për Ndryshime, Lëvizja Përmbysja, Koalicioni Popullor “Të Bashkuar dhe Pikë” (Složno i tocka)” dhe lista “Ne Mundemi (Mi možemo)”.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në zgjedhje votuan gjithsej 305.125 votues, ndërsa fletëvotime të vlefshme ishin 302.217.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Siri, 22 ushtarë amerikanë të plagosur nga rrëzimi i një helikopteri

Story i radhës

Gjuajti me automatik në Poliçan, përfundon në pranga 36-vjeçari

Të fundit nga

Favoritet për të zëvendësuar Trudeau

Tani që dihet se Justin Trudeau do të largohet nga detyra, t’i hedhim një vështrim të shpejtë favoritëve për ta zëvendësuar atë si lider të partisë së tij dhe kryeministër. Kjo listë
ShkoLartë