Rezultatet e kërkimit në TikTok plot me informacione të rreme

min lexim

Ndërsa TikTok nuk është një rrjet social që ka injoruar keqinformimin, problemi me platformën mund të jetë më i madh sesa mendoni.

Associated Press raportoi një studim të kryer nga hulumtuesit e NewsGuards të cilët pretendojnë se afro 20% e rezultateve të kërkimit për lajmet përmbanin informacione të pavërteta.

Pjesë e studimit ishin lajme rreth pushtimit Rus të Ukrainës, rreth vaksinave të Covid-19 apo protestës së 16 Janarit 2021 në Capitol.

NewsGuards gjeti se rezultatet e kërkimit rreth lajmeve ishin të mbushura me informacione të rreme. Ato ishin të mbushura me përmbajtje që mohonin ndryshimet klimatike.

Rezultatet ishin më polarizuese sesa në Google thanë hulumtuesit ku 12 nga 20 kërkimi kishin qëndrime dhe deklarata partizane.

TikTok ka ndërmarrë masa kundër keqinformimit. Rrëzoi thuajse 350 mijë video gjatë zgjedhjeve presidenciale Amerikane në 2020-ën.

Kompania përdor inteligjencë artificiale për të analizuar videot ose i dërgon ato tek moderatorë njerëzor. Kjo qasje shpeshherë nuk ka kapur përmbajtje që janë në shkelje sidomos ata të cilat nuk përdorin fjalë kyçe që sinjalizojnë inteligjencën artificiale.

Gjetjet e studimit mund të mos dëmtojnë imazhin e TikTok tek përdoruesit, por mund të rrisin presionin e autoriteteve mbi rrjetin social. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Grubi: Jam i hapur për të takuar tifozeritë e të FC Shkupit dhe të Shkëndijës (VIDEO)

Story i radhës

Politika dhe politikanët shqiptarë janë të paparashikueshëm

Të fundit nga