Rezultatet dhe sukseset e sportistëve shqiptarë në karate në Kampionatin Botëror 

min lexim

Këtë fundjavë në Konja të Turqise është duke u zhvilluar Kampionati Botëror për Kadet, Junior dhe U21 ne Karate. Në këtë kampionat marrin pjesë 1861 garues në 35 kategori nga 105 shtete te botës.

Në kampionat pjesëmarrës ishin edhe 35 shqiptarë nga 6 shtete të ndryshme (6 nga Shqipëria, 19 nga Kosova, 6 nga Maqedonia e Veriut, 2 nga Mali i Zi, 1 nga Kroacia dhe 1 nga Zvicra). Ne ditën e parë garuan Kadetet, kurse në ditën e dytë juniorët dhe në të tretën U21. Suksesin më të madh e arriti Emre Saliu nga Mali i Zi (shqiptarë me prejardhje nga Maqedonia) i cili në finale në kategorinë Junior -76 kg e mposhti jordanezin me rezultat 6:0 dhe u shpall kampion Bote. Kurse dy vajza nga Kosova, Rinesa Osmani Juniore -59kg dhe Behije Mustafa +59kg në finalet e vogla pësuan disfatë dhe u plasuan ne vendet e 5 ta. Si dhe Elmedina Istogu  nga Kosova tek U21 u plasua ne vendin e 7 të.

Ditën e parë tek Kadetët paraqitje të mirë kishte edhe Gent Peci nga Kosova ne kategorinë Kadet -57 kg i cili u ndal në vendin e 9 të dhe Ensar Zejnullahi nga Kosova ne kategorinë Kadet -63 kg në vendin e 7 të. Të tjerët fatkeqësisht kaluan ka një ose dy xhiro dhe aty përfunduan. 

Duhet cekur se ky sukses ishte vetën ne disiplinën KUMITE kurse ne KATA vetëm Alma Loki kishte rezultat 22,36, rezultat i mirë por jo edhe për me e kalu grupin.

Shqipëria
1. Xhejdah Backa

KADET KUMITE – femrat -47 kg
Xhiro e para disfatë
2. Abdullah Backa

U21 KUMITE meshkuj -60 kg
Xhiro e pare disfatë
3. Beler Beleraj 
U21 KUMITE meshkuj 84+ kg
Xhiro e pare disfatë
4. Borana Mynyri
KADET KUMITE femrat -54 kg
Xhiro e parë disfatë
5. Ernik Pjetri
Kadet KUMITE meshkuj-63 kg
Xhiro e parë i l lirë, të dytën pëson disfatë
6. Dejan Salla
Junior KUMITE meshkuj 76+ kg
Xhiro e parë disfatë

Kosova
1. Enkela Arifi
U21 KATA meshkuj
Xhiron e parë disfatë me rezultat 19.28
2. Fatjon Bajrami
Junior KUMITE meshkujt -76 kg
Xhiron e parë e kalon të dytën pëson disfatë
3. Endrit Beka
U21 KUMITE meshkuj -67 kg
Xhiro e parë disfatë
4. Melos Gashi
U21 KUMITE meshkuj -84 kg
Xhiron e parë e kalon, të dytën e kalon, të treten pëson disfatë
5. Redona Gashi
U21 KUMITE femrat -50 kg
Xhiro e parë disfatë
6. Qëndrim Halimi
Junior KUMITE meshkuj -61 kg
Xhiro e parë disfatë
7. Qëndresa Ibrahimi
KADET KUMITE femrat -54 kg
Xhiro e parë disfatë
8. Elmedina Istogu
U21 KUMITE femrat 68+ kg
Xhiron e parë e kalin, te dytën pëson disfatë, futet në repasazh, të parën në repesazh e kalon të dytën disfatë dhe arrin në vendin e 7-të.
9. Alma Loki
Junior KATA femrat
Xhiron e parë disfatë me rezultat 22,36
10. Betim Maliqi
U21 KUMITE meshkuj -75 kg
Xhiron e parë e kalon, të dytën pesën disfatë
11. Yll Morina
KADET KUMITE meshkuj -52 kg
Xhiron e parë disfatë
12. Behije Mustafa
Junior KUMITE femra 59+ kg
Xhiron e parë e kalon, të dytën e kalon, të tretën e kalon, të katërtën pëson disfatë, hy në repesazh dhe fiton, dhe në luftën për bronztë pëson disfatë dhe mbetet në vendin e 5-të.
13. Rinesa Osmani 
Junior KUMITE femrat -59 kg
Xhiron e parë e lirë, të dytën e kalon, të tretën e kalon, të katërtën pëson disfatë, hy në repesazh, fiton dhe në luftën për bronztë pëson disfatë dhe mbetet në vendin e 5-të.
14. Gent Peci
KADET KUMITE femrat -57 kg
Xhiron e parë e kalon, xhiron e dytë e kalon, të tretën disfatë, hy në repesazh dhe pëson disfatë, arrin në vendin e 9-të.
15. Vlera Qerimi
U21 KUMITE femrat -68 kg
Xhiron e parë e kalon, të dytën e kalon, të tretën e kalon, të katërtën pëson disfatë
16. Mirlind Rexhepi
U21 KUMITE meshkujt 84+ kg
Gjiron e pare i lire te dyten peson disfat, hy ne repasazh dhe serish peson disfate dhe mbetet ne vendin e 11
17. Albinot Selmani
U21 KUMITE meshkuj -60 kg
Xhiron e parë disfatë
18. Artiol Shaqiri
JUNIOR KUMITE meshkuj -68 kg
Xhiron e parë i lirë të dytën pëson disfatë
19. Ensar Zejnullahu
KADET KUMITE meshkuj -63 kg   
Xhiron e parë e kalon, xhiron e dytë e kalon, të tretën pëson disfatë, hy në repesazh, të parën e kalon, të dytën disfatë dhe del në vendin e 7-të.

Maqedonia e Veriut
1. Jusra Ademi
U21 KUMITE femrat -68 kg
Xhiron e parë disfatë
2. Nuredin Dervishi
KADET KATA meshkujt – 
Xhiron e parë disfatë me rezultat 20.60
3. Sara Duka 
JUNIOR KUMITE femrat -48 kg
Xhiron e parë e lirë, të dytën e kalon e të tretën pëson disfatë
4. Mirushe Rechi
KADET KUMITE femrat 54+ kg
Xhiron e parë e kalon, te dytën disfatë
5. Nedim Shaqiri
JUNIOR KUMITE meshkuj -55 kg
Xhiron e parë i lirë të dytën pëson disfatë
6. Adrijan Zekiri
KADET KUMITE meshkuj -52 kg
Xhiron e parë i lirë, të dytën disfatë

Mali i Zi
1. Anes Arifaj
CADET KUMITE meshkuj -70 kg
Xhiron e parë i lirë, të dytën e kalon e të tretën pëson disfatë
2. Emre Saliu
JUNIOR KUMITE MALE -76 KG
Xhiron e parë, të dytën, të tretën të katërtën dhe te pestën xhiron e kalon, dhe ne finale fiton bindshëm me rezultat 6:0 dhe shpallet Kampion Bote.

Kroacia
1. Tea Latifi
JUNIOR KUMITE femrat -48 kg
Xhiro e parë e lirë, të dytën pëson disfatë

Zvicra
1. John Kabashi
JUNIOR KUMITE meshkuj 76+ kg
Xhiro e parë disfatë

Në Kampionatin Botërorë për kadet, junior dhe U21 ne Konja morën pjese gjithsej 35 sportistë me orgjinë shqiptare. 
6 nga Shqipëria
19 nga Kosova
6 nga Maqedonia e Veriut
2 nga Mali i Zi
1 nga Kroacia
1 nga Zvicra
Autori është sekretar gjeneral i Unionit të Karatesë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut (UKSHMV)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prishtina fiton derbin e zjarrtë

Story i radhës

“Njerëzit ranë dhe u rrëzuan mbi njëri-tjetrin”, tha një i mbijetuar për incidentin në Seul ku tanimë thuhet se numri i viktimave ka shkuar në 149

Të fundit nga