Rezervistët britanikë vazhdojnë të vijnë në Kosovë për ushtrime me KFOR-in

September 25, 2024
1 minut lexim

Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretërisë së Bashkuar po e vazhdon vendosjen e përkohshme në Kosovë në mbështetje të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Sic është komunikuar më parë, Regjimenti Mbretëror i Yorkshire-t do të  punojë krahas njësive të tjera të KFOR-it, në një ushtrim rutinor [në kuadër të] Trajnimit Operacional të Provave”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

“Qëllimi i ushtrimit është testimi i procedurave për vendosje të shpejtë të trupave shtesë dhe integrimit të tyre me misionin e KFOR-it”.

“Pas përfundimit të ushtrimit, kontingjenti do të rivendoset dhe rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet mes tjerash në njoftim.

KFOR-i ka thënë po ashtu që do të mundohet ta zbusë efektin në trafikun rrugor që mund të vijë si rezultat i lëvizjeve të personelit ushtarak në kuadër të këtyre ushtrimeve.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHGM i jep mbështetje Zhurnal-it pas kërcënimeve dhe padive nga Shaqir Fetahu: Do të monitorojmë syçelur procesin gjyqësor

Story i radhës

Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, arrestohet pas një viti autori, u “bashkohet” në qeli dy vëllezërve të tij

Të fundit nga

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë