rexhepi terhiqem nga grupi parlamentar per bashkepunim me rusine 622cc4b1dbd80

Rexhepi: Tërhiqem nga grupi parlamentar për bashkëpunim me Rusinë

March 12, 2022
1 minut lexim
227524982 510395450217323 5887077207816173029 n

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi ka deklaruar se do të tërhiqet nga Grupi parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse. Ky veprim sipas tij vjen si pasojë e agresionit dhe terrorit rusë ndaj Ukrainës.

PR gif

“Duke pasur parasysh agresionin dhe terrorin e Federatës Ruse ndaj popullit dhe shtetit të Ukrainës, unë Skender Rexhepi, deputet i Kuvendit në Maqedoni të Veriut tërhiqem nga pozita e anëtarit të Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse. Në të njëjtën kohë, kërkoj që një veprim të tillë ta bëjnë edhe kolegët tjerë anëtarë të këtij grupi për bashkëpunim, ndërsa nga kreu i Kuvendit, z. Talat Xhaferi kërkoj të sjell në rend dite shpërbërjen e këtij grupi dhe të ndërpritet për afat të pacaktuar bashkëpunimi me Parlamentin e Federatës Ruse. Shpresojmë që ky agresion të përfundon dhe të merr fund kriza humanitare dhe ekonomike e cila përveç në Ukrainë po shtrihet edhe nëpër vende tjera të botës. Në këto momente, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe ne si përfaqësues kemi më shumë se asnjëherë nevojë të theksojmë përcaktimin tonë strategjik dhe të palëkundur me SHBA-të dhe BE-në”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.

baner eko skuter 3

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

keta gjykates jane fajtore per vendimin qe manastirin e decanit e beri pronar te 24 hektareve toke 622cc2d4dc4e8
Story i mëparshëm

Këta gjykatës janë fajtorë për vendimin që Manastirin e Deçanit e bëri pronar të 24 hektarëve tokë

ahmeti nga vlora kujton demonstratat studentore 622cc5ddd143a
Story i radhës

Ahmeti nga Vlora kujton demonstratat studentore

Të fundit nga

Kthesë e papritur për Ernest Muçin

E ardhmja e Ernest Muçit do të jetë te Beshiktash të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Ky është vendimi disi i papritur për sulmuesin shqiptar, i cili duket se do të
ShkoLartë