rexhepi ta mbyllim edicionin me fitore 6288f66ad5f8b

Rexhepi: Ta mbyllim edicionin me fitore

May 21, 2022
1 minut lexim

Drita e Gjilanit gjithë fokusin e ka të finalja e Kupës së Kosovës, se sa të ndeshja e nesërme me Ulpianën e Lipjanit, në kuadër të javës së fundit të elitës së futbollit të Kosovës.

Ballafaqimi mes Dritës dhe Ulpianës luhet në orën 15.00.

Ulpiana e luan ndeshjen e fundit në elitë, e cila ka kohë që ka humb statusin e kësaj shoqërie, e cila renditet në vend të nëntë me 27 pikë.

Drita synon fitore dhe në rast të dështimit të Gjilanit, të shpallet nënkampione e Kosovës.

Ballkani është i pari me 73 pikë, pasojnë Gjilani me 62, Drita 61 pikë etj.

Futbollisti i Dritës, Leotrim Rexhepi, theksoi se nesër hyjnë në ndeshje me seriozitetin maksimal.

“Sa i përket ndeshjes së nesërme është e rëndësishme të hyjmë me seriozitetin maksimal që ta mbyllim edicionin me fitore. Kemi pasur javën e plotë kështu për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme dhe finalen e Kupës, e cila sigurisht është e rëndësishme për ne”, ka thënë Rexhepi.

Për ndeshjen e fundit kampionale janë të gatshëm të gjithë futbollistët, përveç Përparim Islamit, i cili do të mungojë për shkak të kartonëve.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

delegacioni i parlamentit evropian vjen ne tirane me 23 maj 6288f4df2df4f
Story i mëparshëm

Delegacioni i Parlamentit Evropian vjen në Tiranë më 23 maj

ne keto dite me temperatura te larta keto jane trajtimet natyrale kunder djegies nga dielli 6288f6a6db823
Story i radhës

Në këto ditë me temperatura të larta këto janë trajtimet natyrale kundër djegies nga dielli

Të fundit nga

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

Në Komunën e Prishtinës ka filluar që të largohen mbeturinat pasi që ndërmarrja Pastrimi kishte ndaluar operimin në grumbullimin e tyre. Drejtori i Shërbimeve Publike, i ftuar në tëvë1 theksoi se nuk
ShkoLartë