Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, me ftesë të kryetarit të Asociacionit të Energjisë së Maqedonisë – MEA, prof. Dr. Koço Angjushev sot mori pjesë në një takim pune që u mbajt në ambientet e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Në takim morën pjesë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit, si dhe një grup kompanish anëtare të Odës.
Tema kryesore e këtij takimi ishte kriza energjetike, e cila prek të gjitha vendet, si dhe gjetja e zgjidhjeve më të përshtatshme dhe më të favorshme për të gjithë qytetarët.
Zëvendës Rexhepi në prezantimin e tij theksoi se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve po jep kontributin e saj për tejkalimin e kësaj krize si dhe gatishmërinë e saj në këtë drejtim, për të lehtësuar procedurat për legalizimin dhe ndërtimin e objekteve industriale.
Të fundit nga
Ka vazhduar debati mes Gresës dhe Rovenës. Derisa Gresa po e arsyetonte pyetjen e Vullnetit rreth
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar për çështjen e doracakëve të MASHT-it për
Pjesëtarë të FSK-së po mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë, e stërvitjet po
Buxheti i shtetit parashikon më pak se 3 miliardë lekë për zgjedhjet parlamentare të 2025, shumë
BDI akuzon se pushteti bën fushatë për diskriminim etnik dhe largim nga puna të shqiptarëve nga