Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi, ka shprehur ngushëllimet në emër të Qeverisë së Kosovës për familjarët e viktimave pas vërshimeve në Bosnje-Hercegovinë.
Nëpërmjet një reagimi në facebook, Rexhepi ka thënë se bashkëndjen me ta se dhe se kjo tragjedi i ka tronditur thellë.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe uroj për forcë dhe këmbëngulje në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë.
Dhimbja juaj është dhimbja jonë dhe në këto momente trishtimi dhe pasigurie, mendimet tona janë me ju”, ka shkruar ajo.
BURIMI: Bota Sot