Rexhepi: Mexhitin e kam mik, nuk kam dëgjuar që Ahmeti ka përjashtuar dikë nga BDI!

November 19, 2022
1 minut lexim

Ish-nënkryetari i Besa Kastriot Rexhepi, i cili u përjashtua nga partia pikërisht një vit më parë pasi mungoi në seancën parlamentare për votim mosbesimi ndaj qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, në një intervistë për numrin e fundit të të përjavshmes “Fokus” thotë se ai do të vazhdojë të veprojë si deputet i pavarur edhe pse ka komunikim të ngushtë me përfaqësuesit e BDI-së.

Marketing

“Unë jam mik personal i Izet Mexhitit prej kohësh, kur nuk kam qenë në politikë. Në këtë periudhë pas votimit kemi pasur kontakte dhe kam pasur mbështetjen e tij morale. Nuk ishte një periudhë e lehtë për mua. Kam pasur një takim për kafe me Mexhtin dhe Blerim Bexhetin. Natyrisht, si deputet që vepron për të vazhduar këtë mazhorancë që të vazhdojë procesi, më ka interesuar se çfarë po ndodh në BDI, në atë drejtim që të mos ketë pikëpyetje për mazhorancën”, thotë Rexhepi.

Për turbullirat e brendshme partiake brenda BDI-së, ku i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” i drejtuar pikërisht nga Mexheti dhe Bexheti kërkon llogari nga ministrat e BDI-së, Rexhepi thotë:

“Nuk kam dëgjuar që Ali Ahmeti ka përjashtuar dikë nga partia edhe pse ka pasur njerëz që nuk janë pajtuar. Ka pasur raste që kanë dalë vetë, por nuk kam dëgjuar që dikush t’i largojë. Është një debat i brendshëm dhe nuk e di si i kanë rregulluar marrëdhëniet, cilat janë detyrimet e ministrave ndaj strukturave partiake. Interpelanca e Grubit u tha se ishte punë e opozitës dhe Besa njoftoi, por hoqi dorë. Një opozitë nuk ka kapacitet për të nisur një iniciativë për interpelancë…”.

Sa i përket qeverisë, sipas tij, performanca mund të jetë më e mirë. Siç thekson Rexhepi, në komunikimet e brendshme me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrat, ai mbron “përshpejtimin e disa gjërave”. Megjithatë, ai thekson se kjo mazhorancë është “kombinimi më i mirë aktual si për procesin e integrimit ashtu edhe për menaxhimin e krizës”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cila është gjuha më e vjetër në Evropë?

Story i radhës

​Polonia renditet e gjashta në Indeksin e Mbrojtjes Kibernetike

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 8 janar

Përurohet objekti i shkollës “Halil Alidema”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. (Pozheran i Vitisë, ora 10:00) Përurohet çerdhja e fshatit në objektin e adaptuar nga shkolla.

Jashari asiston, Club Brugge kualifikohet

Skuadra e njohur Club Brugge është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Belgjikës.  Club Brugge e ka mposhtur me rezultat 3:0 Leuven-in.  Futbollisti Ardon Jashari u paraqit titullar.  Jashari ka asistuar në
ShkoLartë