Rexhepi: Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera politiko – ekonomike

July 11, 2023
1 minut lexim

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, sot ishte në vizitë zyrtare në Prishtinë, Republika e Kosovës, ku mbajti fjalim me rastin e hapjes së Akademisë Ndërkombëtare të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës.

Në fjalën e tij, ai theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve në fusha të ndryshme, posaçërisht theksoi rëndësinë e ndërtimitarisë si një degë shumë e rëndësishme që krijon vlera të qëndrueshme në një shoqëri dhe luan rolin e urës lidhëse mes dy rajoneve.

“Vendet tona janë në rrugën evropiane, një rrugë e mbushur me shumë sfida për ne si politikanë, por edhe për ju si ekspertë. Besoj se kemi një vizion të përbashkët për vendet evropiane dhe të begata, me infrastrukturë moderne dhe cilësore, por ky vizion është i pamundur pa bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj. Prandaj ne i shohim Fakultetet e Inxhinierisë së Ndërtimit si partnerë në zbatimin e politikave tona, në realizimin e arritjeve të reja teknologjike, si dhe në krijimin e rritjes ekonomike për vendet tona”, theksoi Rexhepi.

Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe ekonomike dhe këtë e dëshmon fakti se kemi një numër të madh të projekteve të përbashkëta strategjike rajonale. Politikat tona kanë një synim të qartë, krijimin e një rrjeti rrugor cilësor, përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve dhe përshpejtimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendeve tona. – përfundoi fjalimin e tij zëvendësministri Rexhepi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Putin, Haga ju pret”/ Vetëm 32 km larg Bjellorusisë, Samiti i NATO-s ‘shuplakë’ presidentit rus

Story i radhës

Mbrojtësi ëndërron të bëhet kapiten i Chelsea-t

Të fundit nga

ShkoLartë