rexhepi i kenaqur me paraqitjen e futbollisteve te tij 64e26048ddb3b

Rexhepi i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij

August 20, 2023
1 minut lexim

Xhengis Rexhepi është shprehur i kënaqur me lojën që ka zhvilluar Feronikeli ’74, përkundër humbjes 2-0 ndaj Ballkanit.

Trajneri i skuadrës nga Drenasi deklaroi se ata kishin një fytyrë tjetër në këtë takim, duke tentuar të bëjnë lojë të hapur.

“Dua t’i përgëzoj drejtuesit e Ballkanit, trajnerin Ilir Daja, lojtarët për suksesin në Evropë”, ka thënë fillimisht Rexhepi për ArtSport.

Kemi nisur me dy ndeshje si mysafir. Ndaj Prishtinës kemi mbetur herët me një lojtar më pak në fushë dhe nuk është se kishim paraqitje të mirë”.

“Sot ishte një fytyrë tjetër. Kemi luajtur ndeshje shumë të mirë. Nuk është e lehtë të arrish me 3-4 pozicione për gol ndaj Ballkanit”.

“Ballkani ka një formë të mirë në Evropë. U munduam të mos e prishim futbollin dhe të luajmë lojë të hapur”, ka potencuar më tej trajneri i Niklit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

lituania rrit gatishmerine ushtarake ne kufirin me bjellorusine 64e25e6eb9908
Story i mëparshëm

Lituania rrit gatishmërinë ushtarake në kufirin me Bjellorusinë

publikohen pamjet kurti ia thote kenges arbereshe ne stubell te vitise 64e266282d59e
Story i radhës

Publikohen pamjet, Kurti ia thotë këngës arbëreshe në Stubëll të Vitisë

Të fundit nga

ShkoLartë