Rexhepi: Filluam me rekonstruimin e tërësishëm edhe të rrugës Butelski Venec në komunës e Shuto Orizares

Sot, zëvendës ministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi ishte në komunën e Shuto Orizares për të inspektuar fillimin e punimeve për rekonstruimin e tërësishëm të rrugës Butelski Venec.

Së bashku me ministrin Boçvarski ishim prezent në fillimin e punimeve të këtij projekti i cili është në vlerë prej 10.6 milion denarë dhe në gjatësi prej 1.1 km, tha Rexhepi.

“Përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, vazhdojmë të ju ndihmojmë të gjitha komunave, t’u japim mbështetje të fuqishme për realizimin e projekteve të tilla që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Politikat tona janë të qarta dhe konkrete. Projekti për rehabilitimin e rrugëve lokale i jep rezultatet e duhura në të gjitha komunat e mbarë vendit” përfundoi zëvendës ministri Rexhepi

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Rita Ora shkëlqen me dukjen në Berlin, ndërsa shfaqet me kostum të zi dhe çizme me dizajn të lopës

Story i radhës

Kremlini: Putin u takua me shefin e Wagnerit pas ‘rebelimit’

Të fundit nga