Rexhaj flet për granatën në Ujman, ja pse u bë

min lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka komentuar rastin e hedhjes së granatës në afërsi të liqenit të Ujmanit gjatë javës së kaluar.

Në emisionin “DPT Te Fidani”, Rexhaj ka thënë granata është hedhur me idenë e frikësimit të qytetarëve.

“Nuk mendoj se qytetarët duhet të bien pre e dezinformatave, propagandave e frikësimeve që I bën Serbia. Unë mund të vdes këtu, mund të më lëshoj zemra. Nuk bën të na tmerroj gjuajtja e një bombe. E shihni lajmet ngamë të ndryshmet dhe idetë e tilla nuk mund ta frikësojnë qytetarin”, ka thënë Rexhaj.

Ai ka akuzuar opozitën për dezinformatat se Vetëvendosje po organizon ekskursione në Liqenin e Ujmanit.

“Sikur të ishte i vërtetë pretendimi i opozitës se Vetëvendosja po organizon ekskursione, nuk do të kriste bomba. Bomba është hedhur me idenë e frikësimit të qytetarëve”, ka thënë Rexhaj.

“Përnjëmend u krijua siguria te qytetarët se aty mund të shkosh dhe të lahesh. Ka qytetarë që vazhdojnë të shkojnë të lahen. Autorin e gjeti menjëherë policia. Ideja është që të krijohet frika që të mos shkohet”, thënë veç të tjerash ai.

Të dielën, një garantë dore shpërtheu në veturat e pushuesve që po qëndronin në Liqenin e Ujmanit, vend i cili u kthye në atraksion turistik javëve të fundit.

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor për sot, e premte 26 korrik 2024

Story i radhës

INSTAT: Në Qershor mbi 1.2 milionë persona vizituan Shqipërinë

Të fundit nga