rexhaj cakerrimi i gotave mes kurtit e haradinajt nuk eshte perafrim per pazare u qendrojme prapa akuzave ndaj aak se 6424b843e6ccf

Rexhaj: Cakërrimi i gotave mes Kurtit e Haradinajt nuk është përafrim për pazare, u qëndrojmë prapa akuzave ndaj AAK-së

March 29, 2023
1 minut lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se cakërrimi i gotave mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj në Kullën e Haradinajve, nuk flet për një përafrim në kuptim të pazareve politike.

Rexhaj, ka thënë se VV ka qenë përherë në kullën e Haradinajve për të nderuar sakrificën e tyre.

“Në kullën e Haradinajt, përveç Kurtit, unë dhe shumë deputetë kemi qenë vazhdimisht. Lëvizja Vetëvendosje përherë ka qenë aty. Dorën në zemër, për atë pjesë, gjithmonë jemi pajtu, sepse ka luftë clirimtare. Familja Haradinaj ka dhënë kontribut për lirinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Por, sipas Rexhajt, kjo nuk nënkupton ndonjë përafrim me AAK-në.

“Afrim të qëndrimeve nuk kemi pasur në kuptim të pazarit. Ne kemi mbajtur linnjën që plani franko-gjerman ka qenë nisje e mirë dhe z. Haradinaj pati dalë pro-marrëveshje me shumë pikëpyetje dhe shumë pikëcuditëse”, deklaroi tutje ai.

Rexhaj ka deklaruar se Vetëvendosje u qëndron prapa deklaratave akuzuese ndaj AAK-së.

“Akuzave të bëra ndaj Aleancës që i kemi bërë, u qëndrojmë pas. Ashtu ishte dhe është fatkeqësisht”, ka thënë ai.

MARKETING

RENT A CAR

kthehen perkohesisht temperaturat e ngrohta ky eshte parashikimi per pese ditet e ardhshme 6424b62b66803
Story i mëparshëm

Kthehen përkohësisht temperaturat e ngrohta, ky është parashikimi për pesë ditët e ardhshme

lavrov rusia e di se per cfare po lufton ne ukraine 6424b93aad579
Story i radhës

Lavrov: Rusia e di se për çfarë po lufton në Ukrainë

Të fundit nga

Jamal Roberts fiton “American Idol 2025”

Pas disa javësh performancash të paharrueshme dhe kulmesh emocionale, “American Idol” ka shpallur fituesin. Jamal Roberts nga Meridian, Misisipi, mori titullin gjatë finales së sezonit të 23-të më 18 maj. Njoftimi erdhi
ShkoLartë