Sekretari shtetëror në MBPEU Rexhail Ismaili ka vizituar fshatrat që pësuan dëme në bujqësi nga moti i ligë në komunën e Dollnenit.
Ismaili bashkë me përfaqësuesit e komunës së Dollnenit nga afër kanë monitoruar dëmet e shkaktuara nga moti i ligë.
Me këtë rast Ismaili u bëri thirrje bujqve që deri më 1 shtator t’i paraqesin dëmet në komunën e Dollnenit.
Prezenca e tij nënkupton ndihmë për bujqit e dëmtuar nga ana e Qeverisë.