Edhe në ditën e tretë, nga 10 ditët e parapara në Komisionin parlamentar për financa dhe buxhet, retorikë e njëjtë mes pushtetit dhe opozitës për buxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm, në vlerë prej 6,5 miliardë eurove. Debati duhet të përfundojë më së voni deri në fund të muajit, ndërsa janë parashtruar gjithsej 308 amendamente, prej të cilave 204 nga LSDM-ja.
“Fakt është se buxheti i tillë që është projektuar në 6.5 miliard euro është joreal, buxhet jozhvillimor, joracional, buxhet që është bërë është krijuar lirë mund të them për qëllime parazgjedhore për shkak se po vijnë zgjedhjet lokale, pa vizon”, tha Oliver Spasovski – deputet i LSDM-së.
“Të gjithë thonë se buxheti është megaloman, se nuk është real, i planifikuar dhe joracional. Një strukturë që ka bërë kaos në shtet, e bëri leckë shtetin dhe e vodhi shtetin, erdhi koha që të flas për racionalizëm, megalomani dhe për planifikim. Shpenzuan 30 miliarda megalomane, ndërsa nuk bënë asnjë projekt”, potencoi Dragan Kovaçki – deputet i VMRO-DPMNE-së.
Burimi: TV21