Restaurimi i Rezidencës së Rugovës, drejt përfundimit – thotë deputetja Statovci

1 minut lexim

“Drejt përfundimit restaurimi i Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova”.

Kështu tha deputetja e partisë Guxo, Jeta Statovci, përmes një postimi në Facebook.

Ditë më parë, edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dha një deklaratë të tillë.

“Drejt përfundimit restaurimi i Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. Me profesionalizëm dhe përkushtim po punohet që ky aset i trashëgimisë të jetë në gjendjen më të mirë”, shkroi Çeku më 30 gusht.

Më 22 janar të këtij viti, MKRS-ja njoftoi se Rezidenca e Presidentit Ibrahim Rugova, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të shtetit, do të restaurohet.

Me rastin e përvjetorit të shkuarjes në amshim të Presidentit Rugova, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministrja Gërvalla dhe ministri Çeku patën vizituar bashkëshorten Fanë dhe anëtarët e tjerë të familjes Rugova.

Gjatë kësaj vizite, ndër të tjera delegacioni qeveritar e njoftoi familjen Rugova që së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin e punëson ish-ministren e Jashtme austriake – ajo do të kujdeset për rritjen e tigrave

Story i radhës

Correa dhe Palacios jashtë listës së Champions

Të fundit nga