Një resort në Sauk, pas kontrolleve rezultoi se vidhte energji elektrike.
Strukturat e Verikim – Matje të OSSH Tiranë kanë proceduar në polici biznesin në zonën e Saukut në kryeqytet.
Nga kontrollet e ushtruara në objekt, u konstatua “ndërhyrje në matës” në disa pjesë.
Në prani të oficerit të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, u procedua me provat dhe procesverbalin përkatës.