reshjet te forta shiu e bresheri shkaterrohen ura e rruge ne fshatrat e gramshit 64e1e57ae6147

Reshjet të forta shiu e breshëri, shkatërrohen ura e rrugë në fshatrat e Gramshit

August 20, 2023
1 minut lexim

Një stuhi breshëri dhe shiu të rrëmbyer gjatë orëve të pasdites së djeshme shkaktoi dëme të mëdha në disa fshatra të Njësisë Administrative Kukur në Gramsh.

Në fshatrat Kukur, Rovje, Gribë Irmath dëmet janë të mëdha në vreshtari si dhe tokat e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.

Dëmtime të mëdha ka pësuar edhe akset rrugore që lidh fshatrat me qytetin.

Në aksin rrugor Rovje-Gramsh disa përrenj kanë dalë nga shtrati, prurjet e shumta kanë sjellë inerte e shkëmbinj të përmasave të mëdha të cilët kanë shkatërruar edhe urën automobilistike që lidh qendrën administrative Kukur me zonën e Mokrës në Pogradec.

As linjat e furgonëve dhe autobusëve që lidhin fshatrat me qytetin nuk kanë qarkulluar.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arrestohet dileri i droges ne oher 64e1e39e08c29
Story i mëparshëm

Arrestohet dileri i drogës në Ohër

zbardhja e fatit te personave te zhdukur u harrua pas tensioneve ne veri 64e1e79297efa
Story i radhës

​Zbardhja e fatit të personave të zhdukur “u harrua” pas tensioneve në veri

Të fundit nga

ShkoLartë