Reshjet e dëborës në zonat malore, ARRSH: Qarkullimi pa probleme në të gjitha akset nacionale

1 minut lexim

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit vendi është përshkuar nga mot me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

ARRSH njofton se kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale, në Krujë-Sarisalltik rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pele lirohet nga spitali

Story i radhës

Policia në Shtime mban ligjërata në shkolla

Të fundit nga