Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme

Përkundër reshjeve të borës që kanë filluar nga dita e djeshme, Ministria e Infrastrukturës deklaron se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani.

“Gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë. Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MI-ja gjatë tërë kohës punojnë në pastrimin e rrugëve si dhe hedhje kripe në rrugë”, tha Osmani.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm.

IHK njofton se kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike.

Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reshje shiu në Elbasan, të gjithë akset nacionale janë të hapura

Story i radhës

Ramadani: Propozimi i OBRM-PDUKM për një Kuvend me 90 deputetë cenon kërkesën e partive të vogla për një njësi zgjedhore

Të fundit nga