Përkundër reshjeve të borës që kanë filluar nga dita e djeshme, Ministria e Infrastrukturës deklaron se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani.
“Gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë. Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MI-ja gjatë tërë kohës punojnë në pastrimin e rrugëve si dhe hedhje kripe në rrugë”, tha Osmani.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm.
IHK njofton se kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike.
Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.