Reshje të dendura, vetëtima dhe mot i keq në Maqedoninë Perëndimore

1 minut lexim

Shi i dendur, bubullima dhe stuhi. Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm moti për pjesët perëndimore të Maqedonisë, të cilat pritet të jenë më të prekurat. Në ditët e fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, vende-vende mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, vetëtima dhe kushte për shfaqjen e stuhive lokale. Të hënën kushtet për jostabilitet do të zvogëlohen për një kohë të shkurtër, ndërsa nga e marta pasdite do të ketë sërish shfaqje të jostabilitetit me intensitet të ndryshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Jakup Krasniqin e viziton për herë të parë mbesa e tij, Gresa me rrëfim prekës: Qeshi, qau e…!

Story i radhës

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndalohet 41-vjeçari serb në Morinë

Të fundit nga