reshje shiu dhe vranesira parashikimi i motit per sot dhe ditet ne vazhdim 67972ede5c8f0

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

January 27, 2025
1 minut lexim

Për javën që sapo nisi vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme (por pa përjashtuar këtu ditët me kushte atmosferike të paqëndrueshme).

Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit mbi vendin tonë të periferisë së një qendre anticiklonare. Megjithatë qarkullimi anticiklonar gradualisht do të zhvendoset me atë ciklonar për shkak të depërtimit mbi Evropë (dhe si rrjedhojë edhe mbi vendin tonë) të një qendre të thellë të presionit të ulët.

Në këtë mënyrë për ditën e hënë (sot) dhe atë të martë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nesër në veriperëndim deri në mesditë parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Për ditën e martë në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim reshjet me intensitet deri mesatar.

Për ditën e mërkurë dhe atë të enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë prezentë më tepër përgjatë ultësirës perëndimore.

Duke filluar nga dita e premte mbi vendin tonë pritet përsëri depërtimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të thata.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu të dobëta dhe në formën e pikave në një pjesë të madhe të territorit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

driloni banoret nuk me uruan fitoren e di qe me kane inati 67972524c778e
Story i mëparshëm

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

kurti ben thirrje per kujdes ne trafik pas aksidentit ne skenderaj 6797383f0bc72
Story i radhës

Kurti bën thirrje për kujdes në trafik pas aksidentit në Skenderaj

Të fundit nga

Mexhiti uron muajin e Ramazanit nga Stambolli

10 Stamboll, 28 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar besimtarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit nga Stambolli. Përmes një mesazhi
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë