Reshje shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me surprizat e motit për sot

min lexim

Shqipëria

Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por, sipas MetoAlb në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluar në Veri dhe Verilindje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në territorin e Kosovës. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që  vranësirat të bëhen më të dukshme në pothuajse të gjithë Kosovën, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara  në Perëndim të vendit.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik do të bëj që MV në orët e para të ditës të jetë në dominimin e kthjellimeve. Por pas mesdite pritet të ketë kalime vranësirash të cilat më të theksuara do të jenë në Veriperëndim të vendit duke gjeneruar shira të izoluar.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti Evropian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në Jug dhe pjesërisht në Qendër, KU do të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash. Ndërsa Ishujt Britanik dhe Skandinavia do të paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu me vranësira dhe reshje do të jetë edhe Lindja e kontinentit Evropian.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E FUNDIT/ Tërmeti shkund Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut (FOTO LAJM)

Story i radhës

EURO 2022/ Finalja për femra: Anglia përball Gjermanisë

Të fundit nga