Reshje me shkarkime rrufesh, ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.

“E marte- mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

E merkurë – Mot kryesisht i ngjashem me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

E enjte – Mot i vranët dhe më i freskët se ditët paraprake. Parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranesirat parashihen të sjellin riga shiu,jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta, kurse temperaturat parashihen të shenojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit me shpejtësi 1-8m/s.”

Image

Temperaturat

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sekreti i të mësuarit: Si ta rritni aftësinë e memories?

Story i radhës

Numërimi në Tiranë drejt përfundimit! Veliaj “shkëputet” bindshëm nga rivalët, “në lojë” qendra e fundit e votimit

Të fundit nga