Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në veri të Shqipërisë.
Sipas ARRSH-së, në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore dhe qarkullimi po kryhet pa probleme.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, shkruan Atsh
“Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, theksoi ARRSH.